Nurellari: Vendimi i qeverisë antikushtetues
BKT
Lajme

Nurellari: Vendimi i qeverisë antikushtetues

RTKlive

Analisti politik Adri Nurellari, tha se qeveria me vendimin e mbrëmshëm ka shkelur kushtetutën e Kosovës.

"Ky vendim i marrë mbrëm në mënyrë të kontrabanduar, ka shkelur kushtetutën e Kosovës. Ky vendim është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai vlerësoi se qeveria e Kosovës ka marrë vendime më të vonshme në krahasim me vendet e rajonit.

Sipas tij, mocioni ndaj qeverisë nuk ka kthim mbrapa, pasi që është çështje kushtetuese.


MË SHUME NGA Lajme