Alkooli i tepërt dëmton mekanizmin e trurit
BKT
Lifestyle

Alkooli i tepërt dëmton mekanizmin e trurit

Tashmë disa herë është vërtetuar dhe faktuar se përdorimi i shpeshtë dhe i tepruar i alkoolit mundet të shkaktojë dëmtime të pariparueshme në tru.

Por, për të parën herë hulumtuesit nga universiteti Bashk në Spanjë dhe ai në Notingem të Britanisë kanë zbuluar se dëmtimi struktural në tru gjatë konsumimit të alkoolit kanë pësuar dëmtim në shkallën molekulare.

Hulumtimet e fundit kanë pohuar se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë probleme te aftësitë kognitive, që kanë të bëjnë me mësimin dhe memorien, si dhe problemet e tjera që kanë të bëjnë me shkathtësitë motorike. Sipas hulumtuesve, alkooli mund të ndikojë në regjionet e trurit, duke dëmtuar qeliza të caktuara aty. Me këtë rast, studiuesit kishin studiuar trurin e 20 individëve të vdekur, të diagnostikuar me varësi nga alkooli. Studiuesit theksojnë se ndryshime të tilla në strukturën e neuroneve mund të kenë ndikim në funksionimin e trurit.