Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Salih Ahmeti, infektolog, i cili do të na njoftojë më hollësisht për gjendjen e pacientëve të prekur me COVID-19.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Gjermania do të jetë Elona Meta Haunrich, mjeke e shtabit të urgjencës për COVID -19, e cila do të flasë për pandeminë me koronavirus. 

Kurse për Klinën në karantinë, do të na njoftojë Florinda Gashi, gazetare.

Adriatik Stavileci, zëdhënës  i Doganës, do të na njoftojë më hollësisht për aktivitetet e Doganës së Kosovës gjatë kohës së pandemisë.

Po ashtu Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, do të flasë për mospagesat që rrezikon furnizimin me energji elektrike dhe se KEDS apelon për efiçiencë maksimale në shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Ardian Gjini, kryetar i komunë së Gjakovës, do të na njoftojë se si po menaxhohet situata me COVID-19.

Ndërkaq se çfarë mund të lexojmë gjatë ditëve të karantinës dhe a e rrezikon COVID-19 veprimtarinë e shtëpive botuese do të flasë Besian Zeneli nga shtëpia botuese “Buzuku".

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme