Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Kastrati ngushëllon familjen Qena

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Kastrati ngushëllon familjen Qena

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka ngushëlluar familjen Qena, duke thënë se RTK me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e Ikonës së skenës kosovare, Leze Qena, që njëherit ka qenë e angazhuar në serialin më të popullarizuar në Kosovë, Çka ka shpia që transmetohet në RTK-së.

“Vepra dhe kontributi i saj nuk do të harrohen asnjëherë. Ajo ishte dhe do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja në fushën e aktrimit. 

Me ketë rast, si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, dhe në emër të punonjësve të RTK-së i shpreh ngushëllime familjes Qena, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj. 

Lavdi jetës dhe veprës së saj!:, thuhet ne telegramin e Drejtort të Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.