Mësimi në distancë do të filloj edhe në gjuhën turke dhe boshnjake
BKT
Lajme

Mësimi në distancë do të filloj edhe në gjuhën turke dhe boshnjake

Ka ditë që ka filluar mësimi në distancë në gjuhën shqipe.

Në vazhdën e procesit të organizimit të mësimit në distancë për nxënësit kosovarë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nga e hëna, më datë 30 mars 2020, do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore për nxënësit me arsimim në gjuhën turke dhe boshnjake.

Nga e hëna mësimi transmetohet për klasat 1 deri në 5, ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore.

Mësimi do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës – në kanalin RTK1, me fillim në ora 15:30.

MAShTI kërkon nga prindërit dhe mësuesit bashkëpunim në realizimin me sukses të mësimit nga distanca.


MË SHUME NGA Lajme