Kurti: S’ka marrëveshje as në Shtëpi të Bardhë, as të gjelbër, as të kuqe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se motori i rrëzimit të qeverisë së tij është presidenti, Hashim Thaçi, pasi siç tha ka një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial me Serbinë.
I pari i qeverisë duke folur për këta dy muaj të qeverisjes së tij në seancën e jashtëzakonshme pos tjerash tha se ai eshtë i bindur se ka marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial, duke shtuar se me të, si kryeministër i vendit, kjo marrëveshje nuk do të bëhet kurrë.
“Nuk ka marrëveshje as në Shtëpi të Bardhë, as të gjelbër, as të kuqe për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj motori në prapavijë i krejt kësaj pune është që largohem unë dhe të hapet rruga për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Unë jam më i bindur se kurrë se marrëveshje të gatshme ka. Këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takimin që kishim”, tha ai.























