Aktivistin e Vetëvendosjes s`e ndalë Koronavirusi për të protestuar
Para Kuvendit të Kosovës po vazhdon të mbahet protesta kundër mocionit të LDK-së. Organizatori i saj, Valdrin Ahmeti, ka thënë se kjo iniciativë është kryekëput individuale për ta shprehur pakënaqësinë, duke shtuar edhe se po mundohet t’i udhëzojë protestuesit me aq sa ka mundësi që ta ruajnë distancën mes vete, transmeton "Klan Kosova".
“Ne e dimë që këta po e shfrytëzojnë kohën e pandemisë për ta rrëzuar qeverinë sepse ajo është bërë gur i pakalueshëm për zbatimin e marrëveshjes për ndarjen e Kosovës dhe se qeveria po e lufton suksesshëm hajninë ndaj qytetarëve”. “Ne si qytetarë nuk mund të qëndrojmë kështu, ne e dimë çka kanë bërë këta dhe sigurisht unë e mora iniciativë individuale për protestë. Nuk ka të bëjë me subjektin ku jam unë. Edhe përgatitja e protestës ka qenë e shpejtë edhe mënyra e organizimit. Unë parullën time e kam bërë me një qese që e gjeta në shtëpi”. “Me aq sa po mundem po e udhëzojmë secilin këtu për ruajtjen e distancës, ndërsa për maskat nuk kam mundur t’i siguroj sepse secili duhet ta ketë kujdesin për veten”. “Pra, pakësaqësia sot është kryekëput individuale. Me aq sa po mundem po i udhëzoj që ta ruajnë distancën dhe të mos kenë kontakte me njëri tjetrin”. “Po të mos ishte kjo marri e këtyre deputetëve, nuk do të ishim as ne sot këtu dhe as ju gazetarë”. “Ne do t’i repsktojmë masat. Më së shumti do të qëndrojmë këtu deri në ora 19:30, në mënyrë që në ora 20:00 të jemi nëpër shtëpitë tona dhe ta respektojmë vendimin e qeverisë”, u shpreh ai.























