Tahiri: Kuvendi ndërpreu agoninë e kësaj qeverie të papërgjegjshme
Sharr Travel

Tahiri: Kuvendi ndërpreu agoninë e kësaj qeverie të papërgjegjshme

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se për 50 ditë si kryeministër Albin Kurti rrënoi besimin e qytetarëve që e votuan e shpresuan në të.

“Rrezikoi interesat strategjike të Republikës së Kosovës dhe shkundi marrëdhëniet tona me SHBA-të. Nuk përfilli askënd dhe asgjë, veç egos së tij. Përçau politikisht qeverinë, e mësyu drejt përçarjes së popullit. Nuk menaxhoi gjërat e vogla, e iu shmang menaxhimit të gjërave të mëdha”, ka thënë Tahiri.

“E futi Kosovën në rrugë të izolimit e dezintegrimit. Bilanci i tij për 45 ditë si kryeministër, u bë njollë për Kosovën dhe qytetarët e saj”.

“Por sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës në mënyrë krejtësisht demokratike e kushtetuese, ndërpreu agoninë e kësaj qeverie të papërgjegjshme dhe këtij kryeministri mashtrues”.