​MPBAP njofton punonjësit që punojnë gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes

​MPBAP njofton punonjësit që punojnë gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve njofton operatorët ekonomikë që kanë të regjistruar për veprimtari njërin nga kodet NACE, të listuara në Urdhëresën 01-05 të datës 23.03.2020 të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë (MEPTINIS), se tashmë ATK është duke iu përcjellë me anë të email, një formë - vërtetim për lëvizje të lirë - për punonjësit që do të punojnë gjatë orareve kur ka kufizim të lëvizjeve.

Në njoftimin për media thuhet se forma duhet të plotësohet dhe të vuloset nga ana e operatorit ekonomik (punëdhënësit) për secilin punonjës të nevojshëm për funksionimin e veprimtarisë. Kjo formë do t’iu shërbejnë punonjëseve që të mund të lëvizin lirshëm gjatë kohës së kufizimit të lëvizjeve.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike i njofton të gjithë operatorët ekonomikë, se është obligim i Policisë së Kosovës që në rast nevoje të kërkojë nga punonjësit vërtetimin për lëvizje të lirë të kompanisë ku punojnë.

Për çdo paqartësi të gjithë operatorët ekonomikë duhet të drejtohen në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë (MEPTINIS), thuhet në komunikatën e MPBAP.

Më shumë bashkëngjitur keni linkun me urdhëresën dhe linkun për veprimtaritë ekonomike sipas kodeve.

URDHËRESË PËR MBARËVAJTJEN E VEPRIMTARIVE EKONOMIKE GJATË MERGJENCËS SE SHËNDETIT PUBLIK (23-03-2020)
https://meptinis.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,3

VEPRIMTARITË EKONOMIKE, SIPAS KODEVE, NË LIDHJE ME URDHËRESËN E MEPTINIS, TË DT. 23 MARS 2020
https://bit.ly/33R98NZ


MË SHUME NGA Aktuale