Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Staten Island, New York do të jetë Marko Kepi, i cili do të na njoftojë më hollësisht për pandeminë COVID-19 në ShBA dhe qasjen amerikane karshi zhvillimeve politike në Kosovë.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Gjermania do të jetë Merita Bonita, mjeke,e cila do të flasë për krizën me koronavirus. 

Kurse për pandeminë COVID-19 në Turqi, do të na njoftojë Miranda Karjagdiu, ligjëruese e gjuhës angleze, drejtpërdrejt nga Bursa.

Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, do të na njoftojë më hollësisht për shtyrjen e lojërave olimpike "Tokio 2020" dhe se COVID-19 mbanë edhe sportistët në karantinë.

Po ashtu Basri Lenjani, drejtor i emergjencës, do të flasë për menaxhimin e emergjencës gjatë koronavirusit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Jehona Shaqiri, këngëtare, e cila do të flasë për artin në kohën e koronavirusit.

Ndërkaq Alban Daci, gazetar, do të flasë për pandeminë me koronavirus në Itali.

Haxhi  Krasniqi, bokser, do të na njoftojë se COVID-19 mbanë edhe sportistët në karantinë.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale