Vishnja, pema me potencial të madh shërues

Vishnja, pema me potencial të madh shërues

Vishnja si ilaç natyral dihet qëmoti. Nutricistët për vishnjën pohojnë se kjo pemë e bukur, përmban gjithçka që trupi ka nevojë që të jemi të shëndetshëm dhe vital. Janë të pasura me vitamina A, C, E dhe acid folik. Nga mineralet është e pasur me kalium, magnez, hekur dhe fibra.

VISHNJA KUNDËR INFLAMACIONEVE DHE DHIMBJEVE

Është mjaft interesante për vishnjën se posedon përbërës të fortë kundër inflamacioneve. Ajo po ashtu është shumë efikase kur në pyetje është inflamacioni kronik. Me efikasitet shëron gihtin, inflamacionet e muskujve dhe artritin reumatoid.

 


VISHNJAT PËR PERSONAT E MOSHUAR

 

Vishnjat janë të pasura me antioksidues, që ndikojnë në mbrojtjen e sistemit nervor dhe në parandalimin e stresit oksidues. Kjo sidomos është me rëndësi për personat e moshuar, pasi që vishnjat pakësojnë rrezikun nga prekja e sëmundjeve neurodegjeneruese.

VISHNJAT PËR RELAKSIM DHE GJUMË TË QETË

Vishnjat janë një pemë e rrallë që posedojnë melatoninë, jormonin natyral që rregullon gjumin. Trupi normalisht e sekreton këtë hormon gjatë natës për ta lehtësuar gjumin. M'u për këtë arsye, lirisht mund të themi se vishnjat qetësojnë dhe na vënë në gjumë.