Kërpudhat magjike, “terapi e suksesshme” për depresionin

Kërpudhat magjike, “terapi e suksesshme” për depresionin

Për të dytin vit radhazi Administrata Amerikane e Ushqimit e Mjekimeve (FDA) ka përshkruar psilocibinën, përbërësin aktiv psikedelik të kërpudhave haluçinogjene si një “terapi risi dhe e suksesshme” në trajtimin e simptomave madhore të depresionit.

Trajtimi është klasifikaur si i tillë pas gjurmimit dhe vlerësimit të procesit, që zakonisht është shumë i ngadaltë dhe me shumë procedura. Një klasifikim i tillë jepet vetëm në rastet kur terapia e re tregon përmirësim të dukshëm në krahasim me alternativat e tjera.

Zakonisht kompanitë e mjekimeve aplikojnë për marrjen e këtij përshkrimi i cili më pas ose jepet ose refuzohet nga administrata amerikane mjekësore FDA. Vitin e kaluar një përshkrim i tillë për psilocibinën iu dha kompanisë britanike Compass Pathways.

Ndersa këtë vit përshkrimi iu dha kompanisë jofitimprurëse amerikane Usona Institute, që ka kryer teste të gjata me depresinin dhe mjekimin në fjalë.

Dr. Charles Raison, drejtor i hulumtimit klinik në Usona, tha se psilocibina përfaqëson ndryshim të dukshëm në krahasim me mjekime të tjera.

“Është impresionuese sepse plotëson një nevojë të paarritshme më parë në krahasim me terapitë ekzistuese,” tha Raison.
Megjithë provat e dobisë së saj psilocibina ende konsiderohet drogë e jashtëligjshme nga qeveria federale e SHBA. Por disa jurisdiksione lokale si ato të Oakland e Denver, kanë nisur lëvizjet për dekriminaliziin e saj dhe të tjera substancave psikodelike.