Forcojeni sistemin tuaj imunitar me ushqime të pasura me vitaminën C

Forcojeni sistemin tuaj imunitar me ushqime të pasura me vitaminën C

Ndërsa jemi në periudhën e pandemisë covid-19, ju mund të pyesni veten: si mund ta mbaj veten të shëndetshëm?

Ka mënyra për ta mbajtur sistemin tuaj imunitar të funksionojë në mënyrë optimale, i cili mund t’ju ndihmojë për t’ju mbajtur të shëndetshëm shkruan CNN.

Portokall, luleshtrydhe dhe brokoli për vitaminën C

Vitamina C rrit nivelin e antitrupave në gjak dhe ndihmon në diferencimin e limfociteve (qelizat e bardha të gjakut), e cila ndihmon trupin të përcaktojë se çfarë lloj mbrojtjeje është e nevojshme.

Disa studime kanë sugjeruar që nivele më të larta të vitaminës C (të paktën 200 miligram) mund të pakësojnë kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes.

Ju lehtë mund të konsumoni 200 miligramë vitaminë C nga një kombinim ushqimesh si portokall, grejpfrut, kivi, luleshtrydhe, speca të kuq dhe jeshil, brokoli, lakër të gatuar dhe lulelakër.