Derisa jeni në shtëpi, si të kaloni kohën që mos të mërziteni

Derisa jeni në shtëpi, si të kaloni kohën që mos të mërziteni

Mos lejoni që t’ju rrëmbejë melankolia.

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në të cilën gjendet vendi ynë, shumica e njerëzve është e detyruar të qëndrojë në shtëpi gjatë gjithë ditës.

Nëse e keni atë fat dhe keni mundësi të punoni në shtëpi, bëhuni të përgjegjshëm dhe rregullisht kryeni detyrat tuaja të punës.

Rregulli dhe disiplina janë diç që mund të na shpëtojnë që të mos humbim tërësisht në këto kushte jostandarde të jetës. Mirëpo, kur koha juaj e punës përfundon, është koha t’i përkushtoheni vetes.

Është shumë me rëndësi të gjejmë preokupimin i cili do të na largojë nga mendimet rreth coronavirusit dhe pandemisë.

Ajo më e keqja që mund ta bëni është që vazhdimisht të verifikoni lajmet më të reja për të infektuarit, që me nervozizëm “të shfletoni” lajmet në rrjetet shoqërore dhe të bisedoni për virusin me familjarët.

Për t’i larguar mendimet, ju propozojmë këto:

▪ Gjeni pasionin i cili ju përshtatet: puna me grep, thurje, qepje, bërje të gjërave.

▪ Lexoni libra – me siguri në shtëpi keni disa libra të cilat deri tani nuk keni arritur t’i lexoni. Tani është koha.

▪ Lozni lojëra shoqërore: letra, germë mbi germë, qytete dhe fshatra, mos u hidhëro njeri, shah, etj.

▪ Rregulloni edhe një herë gardërobën, ndani gjërat të cilat nuk ju nevojiten. Kur t’ju jepet rasti, ato gjëra dhurojani atyre të cilëve u janë të domosdoshme.

▪ Pastroni me themel banesën – pastrimi pranveror është rasti i mirë t’i shkatërroni të gjitha viruset në banesë.

▪ Mbillni lule të dhomës.

▪ Nxirrni CD-të e vjetra me fotografi, shikoni dhe kujtoni kohët e vjetra të mira.