Tetë shenja që paralajmërojnë se stresi po ju sëmur, si ta parandaloni

Tetë shenja që paralajmërojnë se stresi po ju sëmur, si ta parandaloni

Të gjithë jemi nën stres në një moment të caktuar. Dhe, në disa raste, pak stres mund t’i bëjë mirë shëndetit. Sipas një studimi nga Firdaus Dhabhar, profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Shkollën Mjekësore Miller të Universitetit të Miamit, periudhat akute të stresit – që zgjasin nga pak minuta në disa orë – mund të forcojnë sistemin imunitar.

 

Por, nëse stresi është kronik dhe zgjat shumë – domethënë për disa javë, muaj ose edhe vite – mund të shkaktojë ndryshime negative në sistemin imunitar dhe funksione të tjera biologjike, shkruan “shëndeti”.

Çfarë lloj ndryshimesh?
Stresi kronik pengon sistemin imunitar të mbrojë trupin nga sëmundjet dhe patogjenet. Ai ndikon gjithashtu negativisht tek funksioni i qelizave dhe zhvillimin e inflamcionit. Si pasojë, ju bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve. Pra, me fjalë më të thjeshta, stresi mund t’ju sëmurë.

Ja cilat janë 8 shenjat – si të dukshme ashtu edhe të fshehta – që stresi kronik po ndërhyn negativisht në shëndet.

Po ju prishen dhëmbët
Po, stresi psikologjik mund të shkaktojë grindje të dhëmbëve – si gjatë ditës, ashtu edhe natën ndërsa flini. Në këtë përfundim ka arritur një studim nga një grup shkencëtarësh japonezë, të cilët thonë se njerëzit të cilët i grindin dhëmbët kanë nivele të larta të hormonit të stresit në pështymë, ndërsa ata që nuk i grindin dhëmbët, kanë nivele normale të hormoneve të stresit në pështymë. Gridja dhëmbëve mund të çojë në fraktura, kavitet (prishje të dhëmbëve) dhe çrregullime të tjera dentare, prandaj është shumë e rëndësishme që të diagnostikoheni dhe trajtoni stresin.

Po shtoni në peshë
Stresi kronik mund të shkaktojë një rritje të vogël të niveleve të hormoneve të urisë, të quajtura glukokortocoide. Nëse niveli i këtyre hormoneve është i lartë, rritet edhe dëshira juaj për të ngrënë. Rezultati është shtimi në peshë, deri në obezitet.

Nivelet e tensionit të gjakut janë shumë të larta
Siç mund ta keni dëgjuar, stresi lidhet ngushtë me instinktet e trupit – lufto ose duro, që zhvillohen për të ndihmuar njerëzit për të shmangur ndodhitë e këqija. Për t’i mbijetuar një situate jetë a vdekje, stresi ndez sistemin nervor simpatetik, që nga ana tjetër rrit tensionin e gjakut, kështu gjymtyrët dhe muskujt janë gati për aksion. Asnjë nga këto nuk është një gjendje e përkohshme. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të tensionit të gjakut mund të ndërhyjnë në zemër dhe të çojnë në dëmtim dhe bllokim të arterieve.

Ju dhëmbin kyçet
Sëmundjet autoimunitare janë gjendje ku mbrojtësit natyral të trupit sulmojnë gabimisht qelizat e shëndetshme. Rezultat i këtij sulmi është shpesh inflamacioni, që mund të çojë në dhimbje të kyçeve për personat që vuajnë nga artriti reumatoid. Duke qenë se stresi shkakton inflamacion, mund të përkeqësojë edhe më shumë simptomat e sëmundjeve autoimunitare, përfshirë artritin reumatoid, si edhe problemet e lidhura me zorrës, si sëmundja celiake dhe lupusi. Studimet kanë treguar madje se stresi mund të shkaktojë çrregullime autoimunitare.

Keni probleme me zorrët
Më shumë lajme të këqija për zorrët. Edhe nëse nuk vuani nga ndonjë sëmundje autoimunitarem hormonet e stresit mund të nxisin ndryshme të padobishme në mënyrës si sistemi tretës transporton, zbërthen dhe absorbon lëndët ushqyese. Edhe në periudha të shkurtra, stresi mund të shkaktojë dhimbje të përkohshme të barkut, diarre ose probleme të tjera të lidhen me zorrën.

Ju janë shfaqur puçrra në lëkurë
Edhe nëse stresi është akut ose kronik, mund të shkaktojë probleme edhe në lëkurë. Kjo ndodh sepse hormonet stresit – sidomos kortizoli – mudn të rrisin prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe qarkullimin qelizave. E gjitha kjo përkthehet në shfaqjen e puçrrave në fytyrë, si dhe probleme të tjera me lëkurën.

Ndiheni gjithmonë të lodhur
Lidhjet mes stresit dhe gjumit jo të rehatshëm dihen tashmë. Por, edhe nëse mendoni se po flini mirë, ka të dhëna të tregojnë se stresi mund të shkaktojë ndjesitë e lodhjes. Një studim i vitit 2011 në revistën BMC Research Notes madje ka zbuluar se stresi dhe lodhja shkojnë kokë më kokë.

Po ju “plas” koka
Dhimbjet e kokës në formë tensioni janë lidhur gjithmonë me stresin. Një studim i vitit 2017 ka zbuluar se këto dhimbje koke të shkaktuara nga stresi nuk janë rezultat i rritjes së rrahjeve të zemrës ose niveleve të kortizolit, por si duket shkaktohen si pasojë e mundimit të shumtë të vetes kur jeni të stresuar. Çfarë do të thotë kjo? Ankthi dhe shqetësimi të nxitura nga stresi për të ardhurat jo të mira mund të shkaktojnë dhimbje koke.