Si të jeni produktiv në gjërat që bëni, 5 këshilla praktike

Si të jeni produktiv në gjërat që bëni, 5 këshilla praktike

Është shumë e thjeshtë të heqësh dorë nga diçka.  Ne i themi vetes të gjitha gjërat e mundshme për ta mbështetur këtë vendim. Shprehje të tipit ‘Do ta bëj më vonë’, ‘Nuk jam ende gati’, ‘Do të kem më shumë kohë më vonë’.

Ju mund të mendoni se problemi kryesor është zvarritja, por sforcimi i vetes dhe planifikimi për të mbaruar gjërat sa më parë, nuk funksionon. Të njëjtat kufizime do të shfaqen herë pas here.
 Ju duhet të kuptoni se çfarë ju bën të zvarriteni.

Zvarritja lidhet me një gjë kryesore që është- FRIKA.
-Frikë nga dështimi.
-Frikë nga të mos shkëlqyerit në atë që po bëni.
– Frikë nga mospasja e aftësive të duhura.
– Frikë nga të penduarit.

E dini cilët janë pesë hapat që ju çojnë drejt produktivitetit?
Për të lënë frikën mënjanë, ju duhet të FILLONI.

1. Krijoni një strategji
Nuk mund të veproni pa ditur se ku doni të arrini dhe si doni të arrini aty.

2. Hartoni një plan pune
Nëpërmjet  tij do të jeni të qartë se çfarë do të bëni ditë pas dite.

3. Aftësitë
Rrisni aftësitë tuaja aty ku duhet.

4. Kërkimi
Kërkoni çdo informacion që mendoni se mund t’ju duhet.

5. Koha
Përcaktoni se sa kohë do t’ju duhet për të përmbushur detyrat. Kjo do t’ju ndihmojë që të veproni më shpejt.

Këto pesë hapa do t’ju ndihmojnë të lini pas krahëve zvarritjen dhe të arrini të realizoni atë që doni.