Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Armond Daci, farmakolog, i cili do të na njoftojë më hollësht për medikamentet që ndihmojnë për trajtimin e COVID-19.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Zef  Shala, drejtor i Shoqatës” Nenë Terezë, i cili do të flasë për se si po menaxhohet situata me COVID-19 në Ferizaj dhe për humanizmin në kohën e pandemisë.

Kurse për krizën me COVID-19, do të na njoftojë Lindita Arapi, drejtpërdrejt nga Boni, Deutsche Wellen.

Shpend Ahmeti, kryetar i komunës  së Prishtinës, do të na njoftojë më hollësisht për mobilizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.

Po ashtu për menaxhimin në pastrimin e kryeqytetit do të njoftohemi nga kompania "Pastrimi".

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Naim Ismajli, kryetar I komunës së Shtimes, i cili do të flasë për mobilizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.

Ndërkaq Majlinda Aliu, gazetare, do të flasë për masat që kanë ndërrmarë fuqitë e mëdha për të ruajtur ekonominë, ndikimin e koronavirusit në tregun aksionar global dhe se si po e ndihmojnë kompanitë e mëdha përballjen me këtë krizë.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale