Ahmeti: A do të testohen deputetët që ishin dje në seancë ?

Ahmeti: A do të testohen deputetët që ishin dje në seancë ?

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nëpërmjet llogarisë në Twitter i ka bërë një pyetje Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Ahmeti ka pyetur se A do të testohen për koronavirusin deputetët që ishin në seancën e djeshme, ku u votua mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Kreu i Prishtinës edhe dje ua kishte bërë një pyetje deputetëve që kishin marrë pjesë dje.

“A jeni të sigurt për shëndetin e juaj?”.