Giroud pranon t’i bashkohet Interit, por ka një kusht

Giroud pranon t’i bashkohet Interit, por ka një kusht

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud është i gatshëm që në verë të transferohet si lojtar i lirë te Inter Milan.

Mirëpo, francezi ka kërkuar kontratë trevjeçare nga “Neurazurët”. Inter u mundua edhe gjatë afatit të janarit ta transferojë Giroud, mirëpo transferimi i momentit të fundit të Christian Eriksen bëri që të mos kenë para për të blerë 33-vjeçarin.

Thuhet se trajneri, Antonio Conte dëshiron ribashkimin me fituesin e Kupës së Botës, andaj është duke shtyrë klubin për ta pranuar kushtin që ka vënë lojtari.

Giroud këtë sezon për “Blutë” ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tri gola.