Pacolli: Rrugëtimi ynë si vend e si komb nuk ka kuptim pa miqtë amerikanë

Pacolli: Rrugëtimi ynë si vend e si komb nuk ka kuptim pa miqtë amerikanë

Behgjet Pacolli ka komentuar shkresën zyrtare të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku thanë që nuk ka asnjë marrëveshje sekrete, siç thuhet nga disa.

Pacolli tha se deklarata e sotme nga administrata Tump, i vë kapak debatit tonë të brendshëm dhe hap perspektivën zhvillimore të fuqizimit të Republikës tonë.

Postimi i plotë:

Nuk ka siguri më të madhe për vendin tonë Kosovën, se sa kultivimi dhe ruajtja si syte e ballit e aleancës me SHBA.

Rrugëtimi ynë si vend e si komb nuk ka kuptim pa miqtë amerikanë.

Deklarata e sotme nga administrata Tump, i vë kapak debatit tonë të brendshëm dhe hap perspektivën zhvillimore të fuqizimit të Republikës tonë.