Christian Hoferer: BE-ja të liberalizojë vizat për Kosovën
BKT
Lajme

Christian Hoferer: BE-ja të liberalizojë vizat për Kosovën

Fadil Gashi

Pas votimit të mocionit të mosbesimit kundër qeverisë VV - LDK në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë, kryetari i Rinisë Panevropiane në Bavari, Christian Hoferer, i ka bërë thirrje BE-së se tani është koha që t‘ua bëjë të qartë kosovarëve dhe tu dëshmojë atyre se e ardhmja e Kosovës është në BE.

Hoferer tha për RTK, Radio se BE-ja duhet në mënyrë urgjente të bëjë liberalizimin e shpejtë të vizave për kosovarët që ata të mund të udhëtojnë pa viza në BE dhe të ndërmarrë masat tjera si: forcim i partneritetit ekonomik duke bërë investime ekonomike në shkallë të gjerë në Kosovë, si dhe të mbështesë Kosovën në çështjet ndërkombëtare.

Në planin e brendshëm politik për Kosovën, thotë Hoferer, prioritet mbetet lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar, thotë Hoferer!

Pas rënies së Qeverisë, Hofere u ka kërkuar përgjegjësve në Republikën e Kosovës, që të rikthejnë besimin e popullatës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas tij, pikërisht tani, në kohën e koronavirusit, stabiliteti i vendit është mase i domosdoshëm.

Hoferer pret që BE, veçanërisht Gjermania dhe Franca, nën udhëheqjen evropiane, të rinisin procesin e dialogut për normalizimin sa më të shpejtë të marrëdhënieve Kosovë - Serbi.

Sipas tij, BE-ja, veçanërisht Gjermania dhe Franca, tani do të duhet të marrin me vendosmëri në dorë timonin për këtë çështje.

Një marrëveshje e nxituar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ishte thjesht një marrëveshje vetëm në letër dhe e paqëndrueshme.

Në marrëveshje e tillë e nxituar në asnjë mënyrë nuk do të çonte në një pajtimin e përhershëm midis Kosovës dhe Serbisë, thotë Hoferer.

Hoferer, tërheq vërejtjen nga një zgjidhje e thjeshte në procesin e dialogut. Ai shprehet qartë kundër idesë së këmbimit të territoreve midis Luginës së Preshevës dhe veriut të Kosovës në mes ë dy vendeve.

Një zgjidhje e tillë jo vetëm që do të ishte e dëmshme për Kosovën, por do të hapte edhe Kutinë e pandorës në të gjithë Evropën Juglindore dhe do të rrezikonte ndjeshëm stabilitetin e rajonit.


MË SHUME NGA Lajme