Lulja e quajtur Jade vine është bimë tërësisht e pazakonshme
BKT
Lifestyle

Lulja e quajtur Jade vine është bimë tërësisht e pazakonshme

Kjo lule është shumë e rrallë dhe për shumicën e panjohur.Ky lloj i bimës kacavarëse me lule shumë të bukura ngjyrë smeraldi-tirkizi rritet në malet tropikale të Filipineve.

Vështirë do ta shohim në pjesët e tjera të botës, pos nëse nuk është e kultivuar nga disa individë apo të jetë e mbjellë në kopshtet e botanikës.

Kjo bimë ekzotike është e vështirë të kultivohet, sepse kërkon proces të veçantë të pllenimit, i cili patjetër duhet të jetë prej lules në lule.

Për ngjyrën, dukjen dhe aromën e luleve nuk janë të interesuar zogjtë dhe insektet, por kafshët.

Ngjyra, forma dhe nektari i kësaj lule më së shumti i tërheqin lakuriqët, të cilët nën dritën e hënës e vërejnë mirë këtë bimë dhe ushqehen me lëngun e tyre.

Kur lakuriqi pi nektarin e kësaj luleje, ai nga fyti i tij liron polen në qimen, kokën e tij…