A të ndihmon uthulla e mollës për t’u dobësuar
BKT
Lifestyle

A të ndihmon uthulla e mollës për t’u dobësuar

Disa studime të vogla në kafshë, më së shumti minj, kanë treguar se uthulla e mollës mund të jetë një zgjidhje e mirë për të ngrënë më pak në ditë. Studime të tjera kanë zbuluar se uthulla mund të reduktojë yndyrën e akumuluar, megjithatë është provuar në minj, jo në njerëz.

Dietologia e njohur ndërkombëtare Leslie Langevin, në një publikim për “Whole Health Nutrition”, për këtë pikëpyetje thotë se ka qëndrime të ndryshme.

Studimet duken premtuese, por ka akoma rezerva. Siç u përmend më lart, nuk ka pasur studime të hollësishme që provojnë se marrja e uthullës në përditshmëri ndikon në metabolizëm ose në humbjen e peshës.

Dietologët pranojnë se uthulla e mollës të ndihmon për humbjen në peshë dhe ky është një lajm i mirë, por nuk duhet ta detyrosh veten të durojë shijen e thartë për qëllime peshe. Leslie thotë se uthulla nuk të dëmton nëse e shton atë në sallata për më shumë shije, por po ashtu edhe në një gotë ujë me limon në mëngjes.

Megjithatë, mos e konsidero uthullën si një ndihmë të madhe për humbje peshe, meqenëse akoma shumë studime nuk kanë arritur në konkluzione të konfirmuara.

Si përfundim, uthulla e mollës nuk bën magji në humbjen e peshës. Leslie sugjeron “të rregullosh dietën bazë dhe ta kombinosh atë gjithmonë me ushtrime fizike”.