Mbjellja e patateve është duke u realizuar na afatin optimal
BKT
Lajme

Mbjellja e patateve është duke u realizuar na afatin optimal

Zenel Hajrizi, RTK

Mbjellja e patateve është duke u realizuar na afatin optimal ndërsa mbështetja institucionale inkurajon fermerët dhe përpunuesit e patates për kontributin e tyre nga mbjellja deri në përpunim për prodhim vendor.

Ushqimi është nevojë primare ndërsa mbështetja e nevojshme për fermerët kurse ministria do të mbështes me qëllimin të forcimit të bujqësinë në mënyrë që të kemi prodhime vendore të mjaftueshme të cilat do të mund edhe ti eksportonim tha ministri në detyre bujqësisë Besian Mustafa me rastin e vizitës në një parcelë të Vushtrrisë ku mbillej patatja.

Me kujdes të shtuar për mospërhapjen e pandemis të këtij virusi të vazhdojnë punë që të sigurojmë sa më shumë ushqim për familjet tona në tavolinat tona natyrisht duke përsërit edhe njëherë që të kenë kujdes të shtuar të mbajnë distancën nga njëri tjetri por të vazhdojnë të prodhojnë ushqim për familjet tona.

E kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, inkurajon fermerët për punë cilësore në këtë fazë të mbjelljeve pranverore.

Kjo është një shenjë e mirë se jeta vazhdon unë dua ti ftoj të gjithë bujqit e Vushtrrisë që të vazhdojnë të punojnë tokën të sigurojnë të hyra për vete dhe familjen e tyre, por edhe njëkohësisht të garantojnë që në Kosovë të kemi furnizime të mjaftueshme me produkte vendore, Komuna e Vushtrrisë do të vazhdoj tju qëndroj pranë.

Profesori universitar Imer Rusinovci mbjelljet pranverore në këtë sfidë të virusit Korona i konsideron përballje të veçantë me interes nacional.
Para së gjithash këtu kemi të bëjmë me një prodhimtari intenzive dhe unë mendoj që të gjithë fermerët të gjithë ekspertët të gjithë popullata sot e ka obligim edhe kombëtar edhe profesional ata që din me bart transfere të reja që të vehemi në predispozicion të kemi sa më tepër prodhim vendor krahas direktivave dhe masave që apelon ministria e shëndetësisë.

Inputet bujqësore përveç plehit artificial të gjitha janë të mjaftueshme për sezonin pranveror të mbjelljes së patates thot Bedri Kasumi.

Këto ditë jemi duke mbjellë pataten e hershme ndërsa me faremerët ose koperantët që kemi pasë në rrafshin e Dukagjinit në naltësinë mbidetare deri në 350 metar atje veç është kryer dhe këtu është dita e pestë dhe gjithçka po shkon sipas planit dhe shumë mirë.

Koha optimale, përkushtimi dhe inputet e nevojshme bujqësore ofrojnë shpresë se nuk do të mungojë prodhimi cilësor dhe sasior këtë sezon dhe se asnjëherë nuk shtrohet pyetja a ka patate të mjaftueshme në Kosovë por a ka treg thonë fermer dhe përfaqësues të institucioneve.


MË SHUME NGA Lajme