22:11 / 27.03.2020
Mustafa thotë se nuk mund të fajsohet LDK-ja për prishjen e Qeverisë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Qeverinë e ka prishur Lëvizja Vetëvendosje dhe se për këtë nuk mund t`i hedhet faji LDK-së.
Ai ka folur të premten në RTK.
"Prishja e koalicionit erdhi nga Vetëvendosje për shkak se Kurti abstenoi nga përgjegjësitë në dialog, si dhe raporteve me SHBA-në", ka thënë Mustafa.
Ai është shprehur se ministrat e LDK-së punuan mirë, por duke mos i harruar edhe ministrat e Vetëvendosjes, ku ka veçuar ministrin e Shëndetësisë.
Ai ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Vetëvendosje, duke thënë se më mirë që nuk është vazhduar bashkëpunimi.























