22:37 / 27.03.2020
Mustafa: Nuk shoh disponim antiamerikan, por deklarata të papjekura
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se qytetarët nuk janë kundër SHBA-së, por ka vetëm deklarata të papjekura të politikanëve dhe të zyrtarëve qeveritarë.
“Nuk shoh disponim antiamerikan në përmasa të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Shoh deklarata të papjekura të disa zyrtarëve edhe shtetëror edhe zytarëve politikë të cilat unë nuk mund të konsideroj se bazën e kanë në një antiamerikanizëm por janë të pamatura, janë të papjekura dhe janë të dëmshme për relacionet mes Kosovës dhe SHBA’së”, tha ai.























