Pritet ndryshimi i orarit të kufizimit të lëvizjes, do të jetë 17:00-06:00

Pritet ndryshimi i orarit të kufizimit të lëvizjes, do të jetë 17:00-06:00

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, i ka propozuar kryeministrit Kurti dhe qeverisë plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik.

Sipas tij, ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.

“Të dashur qytetarë, bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate. Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore”, shkroi Vitia.