Lautaro i thotë po Barçës, Interi kërkon 150 milionë euro!

Lautaro i thotë po Barçës, Interi kërkon 150 milionë euro!

Interi i ka ofruar rinovimin e kontratës më shumë se dyfish më të lartë se ajo aktualja, por Lautaro Martinez edhe pse mund të rinovojë me skuadrën zikaltër të ardhmen e tij e shikon te Barcelona.

Sipas mediave spanjolle sulmuesi argjentinas i ka thënë po Barçës që i ka garantuar edhe një vend titullari në skuadër.

Tashmë detyra më e vështirë për klubin blaugrana është të bindë Interin që kërkon tia ngrejë nga 111 milionë euro në 150 milionë euro klauzolën e largimit 22-vjeçarit.

Në këto kohe krize financiare nga koronavirusi, për Barçën janë shumë dhe 111 milionë euro dhe jo më 150 dhe për këtë arsye për të ulur koston e transferimit klubi blaugrana kërkon të përfshijë në marrëveshje si shkëmbim lojtarë të tjerë.

Nga ana tjetër Lautaro për të cilin interesohen edhe Chelsea e Manchester City nuk kërkon të prishë asnjë raport pasi në rast se kalimi te Barça nuk realizohet ai do të vazhdojë të mbrojë me fanatizëm ngjyrat zikaltër.

E sigurt është se për Interin dhe Lautaro Martinez parashikohet një verë shumë e nxehtë.