10:13 / 29.03.2020
Haaland bëhet synimi kryesor i Real Madridit
Sulmuesi sensacional i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është synimi kryesor i Real Madridit në afatin kalimtar të verës.
Haaland tani i prin listës së dëshirave të Real Madridit për afatin e ardhshëm kalimtar të futbollistëve, në krye të së cilës deri tani ishte Sadio Mane i Liverpoolit.
Sulmuesi i talentuar norvegjez shpërtheu duke dalë në skenë me 12 gola në 11 ndeshje që prej se iu bashkua Dortmundit në janar, duke rënë në sy të gjigantit spanjoll, raporton GE.
Interesimi i madh i madrilenëve për Haaland do të jetë lehtësim për Liverpoolin, i cili druhej se do ta humbiste Sadio Manen në verë.
Kjo nënkupton se nëse Madridi e transferon 19-vjeçarin, Mane do të mbetet në Liverpool.























