Klubi italian pas Pedro-s
BKT
Sport

Klubi italian pas Pedro-s

Lazio planifikon ta transferojë sulmuesin e Chelsea-s, Pedro.

Ish-ylli i Barcelonë-s para disa ditëve ka pranuar se do largohet nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit.

Klubi italian është duke planifikuar ta transferojë 33-vjeçarin sepse me eksperiencën që ka mund t’iu ndihmojë lojtarëve të rinj.

Gjëja pozitive është se Pedro-s i skadon kontrata në fund të sezonit dhe transferimi do jetë falas.

Lazio ka interesim edhe për sulmuesin tjetër, Olivier Giroud, i cili gjithashtu do largohet në fund të sezonit.