Real Madrid vendos çmimin e ‘çmendur’ për Federico Valverde

Real Madrid vendos çmimin e ‘çmendur’ për Federico Valverde

Në javët e fundit ka pas spekulimet se mesfushori Federico Valverde do largohet nga Reali për t’i liruar vendin për mesfushorët e rinj.

Mirëpo, “Mbretërit” nuk synojnë ta shesin dhe këtë e kanë bërë të qartë me çmimin që ia kanë vendosur.

Për shërbimet e uruguaianit, Reali kërkon plotë 450 milionë euro, vlerë të cilën asnjë skuadër në botë nuk do e paguajë, raporton Scanner.

21-vjeçari është në formë të shkëlqyer te gjiganti spanjoll duke shënuar dy gola dhe kontribuar me katër asistime në 22 paraqitje, ndërsa ka fituar vendin në formacionin e parë nën urdhrat e Zinedine Zidane.