Gjiganti italian pas Diego Costa-s

Gjiganti italian pas Diego Costa-s

Roma është duke u munduar ta transferojë sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa.

Sipas mediave spanjolle, Roma që është munduar edhe në të kaluarën ta transferojë spanjollin planifikon ta bëj ëndrrën realitet këtë verë.

Costa pas lëndimit që pësoi në dhjetorin e kaluar e ka humbur pozitën në formacionin e parë, me Diego Simeone që preferon që sulmi të jetë nga dyshja, Felix dhe Morata.

Spanjolli është duke menduar për largimin, ndërsa klubi më i interesuar mbetet Roma që sezonin e ardhshëm do garojë për titullin e Seria A.

Costa këtë sezon ka bërë vetëm 13 paraqitje në La Liga.