“Guardiola do largohet nga City”

“Guardiola do largohet nga City”

Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit beson se trajneri, Pep Guardiola do largohet nga Manchester City.

City është dënuar me dy vite mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe pritet që disa nga yjet të skuadrës të kalojnë të një tjetër gjigantë evropianë.

Kështu mendon edhe Petit, i cili ka thënë se tekniku spanjoll do pushojë për një kohë nga stoli i ndonjë skuadre.

“Mendoj se do jetë mundësi që Guardiola të largohet”.

“Është mundësi për të që të pushojë. Ka kaluar kohë e gjatë dhe duket se është lodhur”, deklaroi ai.

Për Guardiolen kanë interesim Bayern Munich, PSG dhe Juventus.