Tottenham gati ta shesë Ndombelen, i gjen zëvendësuesin

Tottenham gati ta shesë Ndombelen, i gjen zëvendësuesin

Tottenham është i gatshëm ta shesë mesfushorin, Tanguy Ndombele te Barcelona.

Trajneri i Spurs, Jose Mouriho e sheh kapitenin e RB Leipzig, Marcel Sabitzer si zëvendësuesi adekuat i francezit.

Thuhet se austriaku dëshiron kalimin te klubi anglez, ngase ka dëshirë të punojë me teknikun portugez.

Tottenham janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për Sabitzer, vlerë të cilën do e fitojnë nga shitja e Ndombeles.

Mesfushori ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.