​Presidenti ende nuk i ka ftuar partitë në takim

​Presidenti ende nuk i ka ftuar partitë në takim

Të mërkurën në mbrëmje, Kuvendi i Kosovës me 82 vota pro, tri kundër dhe një abstenim ka votuar mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ky mocion i iniciuar nga Lidhja Demokratike ka arritur të rrëzojë Qeverinë Kurti. Njoftimi zyrtar i këtij mocioni në Presidencë ka arritur të premten në fund të orarit të punës.

Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim nga Zyra e Presidentit për KosovaPress, sipas së cilës ka qenë e pamundur që të ftohen për të hënën në konsultime përfaqësuesit e partive politike.

“Njoftimi nga Kuvendi ka ardhur të premten në fund të orarit të punës dhe për këtë ka qenë e pamundur që të ftohen për të hënën në konsultime përfaqësuesit e partive parlamentare. Ata do të ftohen nga presidenti në ditët e ardhshme për konsultime”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Presidenti Hashim Thaçi, pas rrëzimit të Qeveri së së Kosovës, kishte deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të vendit. E për këtë, ai kishte thënë se këtë do ta bëjë të hënën, duke shtuar se do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook sot ka thënë se presidenti Thaçi duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje. 


MË SHUME NGA Aktuale