Zemaj kërkon që të zgjerohet shpërblimi me nga 300 euro

Zemaj kërkon që të zgjerohet shpërblimi me nga 300 euro

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kërkuar që në këtë kohë të pandemisë shpërblimi me nga 300 euro përveç ndaj mjekëve e punëtoreve shëndetësorë, policëve dhe zjarrfikësve për kontributin e tyre të zgjerohet edhe tek kategori të tjera.

“Shpërblimi me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj mjekëve e puntorëve, shëndetësorë, policëve dhe zjarrfikësve për kontributin në këtë kohë të pandemisë patjeter duhet të zgjerohet edhe për kategoritë të tjera të cilat janë 24 orë në shërbime të ndryshme publike”.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kjo situatë është treguesi i qartë i problemeve që ka ngritur për punëtoret edhe më herët.

“Kjo situatë është tregues i qartë i asaj që kam ngritur si problematikë të vazhdueshme se puna tek ne është e parregulluar, puntorët janë të pambrojtur, pa kontrata të rregullta dhe sigurisht të paguar keq”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Shpërblimi me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj mjekëve e puntorëve, shëndetësorë, policëve dhe zjarrfikësve për kontributin në këtë kohë të pandemisë patjeter duhet të zgjerohet edhe për kategoritë të tjera të cilat janë 24 orë në shërbime të ndryshme publike. Të cilët jo më pak se kategoritë e tjera të përkrahura mund të jenë të ekspozuar ndaj virusit Covid 19.
Është e palogjikshme se si Zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, puntorët e shërbimeve publike si ata të pastrimit, janë të përjashtuar nga kjo përkrahje, gjithnjë duke e ditur sa sa janë të rëndësishëm në këtë kohe dhe me çka mund të përballen.
Kjo situatë është tregues i qartë i asaj që kam ngritur si problematikë të vazhdueshme se puna tek ne është e parregulluar, puntorët janë të pambrojtur, pa kontrata të rregullta dhe sigurisht të paguar keq. Sido i çaset tani qeveria dhe inspektorati i punës mbulesës së ndihmës financiare për ata që janë pa kontrate pune, apo me kontrata të përgjysmuara për mbulesën e pagesës?
Duhet urgjentisht të bëhet një regjistër i cili së bashku me organet tjera kompetente të insentifikoj dhe të fus ne skemen e ndihmës së pagesave financiare të tyre.
Përndryshe kushtet e tyre të jetesës nga ndalesat e pagesave do krijojnë vështirësi të mbulesës së shpenzimeve të jetesës.