4 rregulla të arta sepse të punosh nga shtëpia s’është aq qejf
Të jesh një punonjës produktiv në ditë të pasigurta është e vështirë. Në internet ka pafund artikuj me sugjerime interesante, mirëpo kushdo që punon përgjithësisht nga shtëpia mund t’i konsiderojë si “gjepura”.
1 – Vishuni
Është me rëndësi që ta nisni ditën ashtu si normalisht, duke u veshur si zakonisht për në punë. Ky është një truk i vogël për të “mashtruar” trurin.
2 – Ushqehuni mirë
Mund të mos ja mohoni vetes një petull të mbushur me çokollatë, por mos e teproni.
3 – Kultura e zyrës
Sigurisht që mund të ndiheni komod duke punuar mes një rrëmuje kaotike, por besojmë se jeni mjaftueshëm të rritur sa për të mos punuar në të tilla kushte. Këshillohet që të keni “kulturën e zyrës”. Pra, edhe ambientin në shtëpi ku do të punoni ta keni të rregullt.
4 – Besojini instiktit
Njerëzit përshtaten, ndaj me siguri do të kuptoni se çfarë është më e përshtatshme për ju.























