Ndryshimi i orarit të ndalim qarkullimit ndikoi pozitivisht tek qytetarët

Ndryshimi i orarit të ndalim qarkullimit ndikoi pozitivisht tek qytetarët

U. D. Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se situata në Kosovë në menaxhimin e luftës ndaj koronavirusit është më e mirë në krahasim me shoqëritë dhe vendet e tjera.

"Kjo nuk duhet të na sjellë vetëkënaqësi, rregullat po ndërrojnë për çdo ditë. Unë kërkoj nga qytetarët e Kosovës të zbatojnë rregullat të cilat institucionet e Kosovës bazuar në përvojën jo vetëmbtonën, por edhe shteteve të tjera janë duke i marrë. Nuk jemi rob të rregullave, por jemi rob të situatës", tha ai sot për emisionin "Aktual" të RTK-së.
 
Sipas tij, edhe pse jemi mirë tani, nuk do të thotë se mund të mos jemi pas disa ditësh.
 
Ai vlerësoi se pas ndryshimit të orarit, ka ndryshuar për të mirë respektimi i orarit nga qytetarët.
 
 'Qytetarët mos të dalin pa nevojë jashta, orari i ndalimit është tani nga 17:00 deti në ora 06:00, kjp nuk do të thotë se mund të ketë ndryshim të orarit",  theksoi ai.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale