Ushqimi i ngrirë nuk është i shëndetshëm

Ushqimi i ngrirë nuk është i shëndetshëm

Ajeni adhurues i ushqimeve të ngrira? Nëse po, atëherë kuptojeni se cila është e vërteta për ruajtjen e vlerave ushqyese brenda ushqimit të ngrirë.

Duhet të jemi të vetëdijshëm në konsumimin e ushqimeve me vlera të larta ushqyese. Më të prekurit nga ngrirja janë vitamina C, grupet e vitaminave B, si acidi foli. Vitaminat e shkrirë në yndyrë (A, D, E) nuk humbin në masë të madhe gjatë konservimit por se në masë të madhe pakësojnë vlerën e tyre ushqyese, sidomos nëse janë të ekspozuar në dritë dhe në kontakt me ajrin. Nutrientët shumë të rëndësishëm, përmbajtja e të cilave nuk humbet me rastin e ngrirjes apo me rastin e konservimit janë proteinat dhe aminoacidet, përfshirë këtu aminoacidet omega 3.

Pikërisht për këtë arsye, mishi i ngrirë i peshkut, sipas nutricistëve, është shumë i preferuar. Opsioni më i pafavorshëm është kur pemët apo perimet qëndrojnë nëpër depo e më pas vendosen në ngrirës.