Gjashtë pyetje nuk duhet t’ia bëni kurrë një nuseje para dasmës

Gjashtë pyetje nuk duhet t’ia bëni kurrë një nuseje para dasmës

Imagjino që je një nuse apo dhëndër i ardhshëm dhe data e martesës po afrohet shpejtë…Nivelet tuaja të stresit janë në maksimum, ndërkohë që telefoni juaj nuk pushon. Gjëja e fundit që një njeri që martohet mendon në kësi momentesh janë pikërisht pyetjet rreth veshjes, çmimit, të ftuarve apo dasmës në tërësi. Ndaj, nëse nuk doni të jeni në listën e zezë të çiftit të ardhshëm, bëni mirë t’i shmangni pyetjet si më poshtë.

1. A mund t’i marrë fëmijët me vete?

Ata sillen mirë për moshën e tyre! Nëse fëmija apo fëmijët tuaj nuk përmenden në ftesën e ardhur për dasmë, ata nuk janë fare të ftuar. Mos përmendja e emrit të fëmijës është një ide e gjetur, çka tregon se kjo është një çështje vetëm për të rriturit.

2. Sa kushton dasma?

Ju duket kjo një pyetje që mund të bëhet? Nëse doni informacione shtesë prisni për ftesën ose lexoni detajet në faqen zyrtare të dasmës, shumica e çifteve sot e kanë një të tillë. Atje do të gjeni të gjitha detajet e rëndësishme për eventin, për të mos përmendur informacionet e tepërta.

3. Sa është çmimi për çdo pjatë?

Nëse po peshkoni rreth përgjigjeve për këtë, ndoshta po veproni nën rregullin për dhuratën e dasmës. Ruaj veten dhe mos pyet. Si ekspert i etiketës dhe projektuesi i dasmës Xochitl Gonzalez i tha HuffPost disa vjet pas, se kjo është një nga ato pyetje që duhet t’i ikësh me vrap. Nëse po vlerëson për dhuratën e duhur që duhet t’i çosh çiftit ja një rregull i mirë: fokusohuni më pak në shumën e qokës dhe më shumë në këto tri gjëra: buxheti juaj, marrëdhënia juaj me çiftin dhe çfarë mendoni se mund t’ju pëlqejë. Nëse jeni keq me lekët këtë periudhë, jepni diçka brenda buxhetit tuaj dhe kujtohuni se prania juaj është një dhuratë.

4. Kush tjetër është i ftuar?

Ne e marrim si të mirëqenë: gjysma e argëtimit në çdo festë ka lidhje me personat që janë të pranishëm në të. Prapëseprapë, kjo nuk është vetëm një goditje e fortë ku mund të zgjedhësh nëse shoku i dhomës së shokut tënd është duke marrë pjesë. Është martesa e mikut tuaj. Nëse dëshironi të jeni atje, bëjeni për çiftin dhe jo për listën e mysafirëve.

5. A mund ta sjellë një shok/shoqe me të cilin po dalë këtë periudhë?

Shoku juaj ndoshta do të donte të ishte pjesë e një ngjarjeje të tillë…Por, në qoftë se ftesa është drejtuar në mënyrë eksplicite ndaj jush dhe jo një tjetë personi shanset janë që ju nuk mund ta sillni mikun tuaj të ri në dasmë.

6. A mund ta prenotoj tavolinën time?

Jo! Nëse nusja ose dhëndri ju kanë vendosur në një tryezë, thjesht respektojini dhe uluni aty. Besoni që ata kanë menduar diçka paraprakisht që ju njiheni me dikë në tavolinë ose që bashkarisht që të gjithë keni gjëra të përbashkëta. Nëse çdo mysafir në dasmë do të zgjidhte vetë vendin për t’u ulur në tavolinë kjo do të ishte një rrëmujë e pakontrolluar që çdo çift i ardhshëm do që ta shmangë në mënyrë absolute.