Komposto molle me kanellë, limon dhe mjaltë, pija që mbron trupin

Komposto molle me kanellë, limon dhe mjaltë, pija që mbron trupin

Në ditët e sotme mbrojtja e shëndetit është bërë akoma edhe më shumë e nevojshme.

Të gjithë mjekët thonë që përveç ndjekjes së rregullave të higjienës është e domosdoshme që të ushqeheni me produktet e duhura.

Shëndeti fundja në tavolinë nis.

Frutat dhe perimet japin vitaminat dhe mineralet e duhura organizmit.

Por përveç tyre ka edhe disa pije të cilat ju japin paketa plot energji të cilat rigjallërojnë trupin tuaj menjëherë.

E tillë është edhe receta që ju sugjeron sot.

Kompostot me fruta janë të shijshme por nga ana tjetër dhe një mënyrë shumë e mirë për të përfituar të mira për shëndetin.

Ne ju këshillojmë një kombinim krejt të veçantë i cili i jep më shumë shije por nga ana tjetër rrit dhe nivelet e vlerave.

Përbërësit

3-4 mollë të verdha

1 shkop kanelle ose 1 lugë çaji kanellë të bluar

1 limon

2 lugë çaji me mjaltë

Ujë

Përgatitja

Nisni me qërimin dhe prerjen e mollëve në copa mesatare dhe vendosini me ujë në një tenxhere.

Uji i nevojshëm për zierjen e mollëve ndryshon nga madhësia e mollëve, por 3-4 gota janë mjaftueshëm.

Lërini në zjarr mesatar mollët derisa të kenë zierë e zbutur plotësisht.

Më pas shtypini ato me ndihmën e kullores ose me blenderin, kështu lëngu do të jetë i trashë dhe i njëtrajtshëm.

Vendoseni përsëri në zjarr tenxheren dhe shtoni lëngun e një limoni dhe pak nga lëkura e tij.

Hidhni dhe mjaltin dhe në fund kanellën dhe lërini në zjarr ehe për 5 minuta të tjera.

Gjatë zierjes së dytë, uji do të avullojë më shumë dhe lëngu do të trashët më shumë.

Tani mjafton që këtë pije ta lini të ftohet pak e më pas ta ndani në gota.

Pjesa që ju mbetet mund të ruhet në frigorifer për 2-3 ditë në një shishe qelqi.

Shijojeni këtë komposto sa herë që dëshironi gjatë ditës./agroweb