IKShPK-të moshuarve: Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën
Sharr Travel

IKShPK-të moshuarve: Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka drejtuar një apel të veçantë për të moshuarit, duke i lutur të qëndrojnë në shtëpi.

Instituti i kërkuar të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën. Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia. Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike. Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë. Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim”, thuhet në postimin e institutit në facebook.


MË SHUME NGA Aktuale