Koronavirusi: 732 mijë të infektuar në të gjithë botën

Koronavirusi: 732 mijë të infektuar në të gjithë botën

Numri i të vdekurve në të gjithë botën si pasojë e koronavirusit i ka tejkaluar 34,686. Ndërsa numri i të infektuarve me koronavirusin COVID-19 ka shkuar me 732 153, duke u rritur me 10 mijë brenda disa oresh.

Këto janë shifrat e fundit të raportuara nga Universiteti amerikan John Hopkins.

Deri tani shënohen 154 673 të shëruar.

SHBA tashmë ia ka kaluar dhe Italisë sa i takon numrit të të infektuarve, ndërsa shënon 2400 të vdekur.

Në Kosovë ka shkuar në 94 numri i të infektuarve me koronavirus, ka vdekur 1, është sheruar 1.

Kurse në Shqipëri janë të infektuar 223, të vdekur 11 dhe të shëruar 40.