Bislimi e njofton ambasadorin norvegjez për pakon e masave emergjente
BKT
Lajme

Bislimi e njofton ambasadorin norvegjez për pakon e masave emergjente

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka takuar ambasadorin norvegjez në Kosovë Jens Erik Grøndahl me të cilin biseduan për situatën e krijuar nga virusi COVID19 si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Bislimi e njoftoi ambasadorin norvegjez për gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova dhe për pakon e masave emergjente që Qeveria e Republikës së Kosovës ka përgatitur si hap të parë në adresimin e problemeve ekonomike që rezultojnë nga pandemia, ku janë përfshirë veprime dhe intervenime që kanë për synim ndihmesën imediate për qytetarët tanë të krijuar nga virusi COVID19.

Ambasadori Grøndahl shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit Norvegjez për të ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID19. Me këtë rast u diskutuan fushat specifike të cilat për momentin kanë më së shumti nevojë për mbështetje dhe mënyrën se si bashkëpunimi në këtë sferë të rritet.

 


MË SHUME NGA Lajme