Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Valbona Mazreku, koordinatore e grupit të vullnetarëve, e cila do të na njoftojë se si vullnetarët po ndihmojnë qytetarët.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Shaqir Palushi, afarist, i cili do të flasë për aksionet e komunitetit të biznesit për ta luftuar pandeminë.
Ruzhdi Kurtishaj, kryesues i Kuvendit të OEK-ut, do të flasë për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
Hysen Hyseni, anesteziolog, do të na njoftojë për krizën me koronavirus.
Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Bali Muharremaj, kryetar i komunës së Suharekës do të flasë për moblizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.
Arta Agani, drejtoreshë e galerisë kombëtare, do të na njoftojë më hollësisht për ekspozitën virtuale "Artist në karantinë".
Llazar Elenovski përfaqësues special i NATO-s nga Maqedonia e Veriut anëtare e NATO-s.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























