Deputeti i PDK-së: Askush nuk ka fuqi që ta përçajë popullin e Kosovës
BKT
Lajme

Deputeti i PDK-së: Askush nuk ka fuqi që ta përçajë popullin e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka reaguar pas deklaratës së kreut të Mitrovicës,  Agim Bahtiri i  cili gjatë ditës ka kërkuar Presidentit Hashim Thaçi t’i shpallë zgjedhjet ose ndryshe mund të ketë vëllavrasje.

“Deklaratat e fundit nga drejtuesit e LVV-së si brenda vendit po ashtu edhe jashtë vendit për nxitje te vëllavrasjeve në Kosovë janë skandaloze dhe të pa pranueshme. Këto deklarata e minojnë sistemin e demokracisë në Kosovë”, ka shkruar Hoxha.

Ai ka thënë se ndaj deklaratave të tilla nxitëse të cilat e zgjedhin edhe vëllavrasjen si mjet për të qëndruar në pushtet duhet të ketë distancim publik.

Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se që  nga paslufta e deri më tani në Kosovë ka ekzistuar një demokraci relativisht e mirë ndërmjet partive politike, pavarësisht a kanë qenë ato në opozitë apo në pozitë, gjë qe janë përmbajtur kundër thirrjeve nxitëse për dhunë e vëllavrasje.

“Deklaratat e fundit nga drejtuesit e LVV-së si brenda vendit po ashtu edhe jashtë vendit për nxitje te vëllavrasjeve në Kosovë janë skandaloze dhe të pa pranueshme. Këto deklarata e minojnë sistemin e demokracisë në Kosovë, andaj, prokuroria duhet të veproj mënjëherë ndaj të gjithë personave që bëjnë thirrje dhe që mbjellin frikë për vëllavrasje në vendin tonë”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme