Profesori amerikan: Kosovës i duhet një Qeveri e qëndrueshme
Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, është dashur ta dijë që nuk do të merrte mbështetje as nga BE dhe as nga SHBA për sa kohë tarifa mbetet në fuqi.
Përmes një postimi në Facebook, Ben-Meir thotë se Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe për t’u marrë me këtë krizë dhe jo dikush, siç tha ai si Kurti, që është i gatshëm të krijoj konflikte, përcjell lajmi.net.
“Kurti duhet të kishte ditur që ai nuk do të merrte mbështetje as nga BE dhe as nga SHBA për sa kohë që tarifa e vendosur nga Kosovës për mallrat serbe mbetet në fuqi. Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u marrë me këtë krizë, dhe jo dikush si Kurti i cili është i gatshëm të krijojë konflikte pa ndalesë me partnerë ndërkombëtarë dhe partnerët e koalicioni”, ka shkruar ai.























