Veseli: PDK-ja nuk do të ketë iniciativë për formimin e Qeverisë
BKT
Lajme

Veseli: PDK-ja nuk do të ketë iniciativë për formimin e Qeverisë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se subjekti i tij në asnjë rrethanë nuk do të inicojë formim të Qeverisë.

Ai ka folur të hënën në “Debat” te RTK.

“Nuk e di kush do ta bëjë Qeverinë. PDK-ja nuk do të ketë inicivtivë për formim e Qeverisë. Janë ata të cilët e kanë përgjegjësinë”, ka thënë Veseli, duke kujtuar vitin 2014, kur subjektet e tjera kishin formuar koalicionin VLAN dhe ishin bërë kundër PDK-së. “Zoti është i madh”, ka thënë Veseli.

Veseli  është shprehur se PDK nuk do ta votojë asnjë Qeveri ku nuk është vetë, por mund  ta mbështesë Qeverinë.


MË SHUME NGA Lajme