Hoti: Shërimi i gjashtë pacientëve në Kosovë, lajm i mirë
BKT
Lajme

Hoti: Shërimi i gjashtë pacientëve në Kosovë, lajm i mirë

RTKlive

Drejtori i Departamentit për informim në ministri të Shëndetësisë Faik Hoti, tha se edhe në këto 24 orë ka qenë një ditë e mirë.

"Tani gjashtë pacientë janë shëruar.ë dhe është mesazh i mirë për Kosovën dhe për shëndetësinë tonë", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij të shëruarit janë të gjitha moshat. Ai tha se Klinika Infektive është prioritet për Shëndetësinë.

Ndryshe në Klinikën Infektive të QKUK-së sot më 1 prill 2020 janë të hospitalizuar 43 pacientë me Covid 19.

Nga 43 raste të sëmurë me Covid 19:
• 36 pacientë janë në gjendje stabile
• 7 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. 
• Klinika është në pritje të rezultateve për Covid-19 për 10 pacientë të tjerë.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të vërtetuara me Covid 19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.


MË SHUME NGA Lajme