10:31 / 01.04.2020
Mustafa në presidencë, takohet me Thaçin pas Kurtit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçi
Pak minuta me herët ka hyrë në takim kryeministri në detyrë Albin Kurti, derisa ende nuk ka dal nga takimi.
Në njoftimin që ka lëshuar presidenca shkruhet se Thaçi ka rezervuar nga gjysmë ore për takimet me liderët e vendit, ku do të diskutohet për hapat që do të ndërmerren pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.























